Thirrja e fortë e LDK-së: Të vendoset “vija e kuqe” me Serbinë

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka deklaruar se më 1 nëntor do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme në Kuvend dhe  do të kërkohet vendosja e vijës së kuqe në dialogu me Serbinë.

Ai tha se askush nuk ka mandat të negociojë për territoret e Kosovës, ndërsa iu bëri thirrje të gjithë partive politike në Kosovës të marrin pjesë në seancën e thirrur prej tij.

Hoti ka njoftuar se dje ka dorëzuar kërkesën për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme, ndërsa seanca do të mbahet më 1 nëntor. ”Askush nuk ka mandat të negociojë për territorin e Kosovës. Kjo është vija kryesore e kuqe në proces të dialogut. Unë shpresoj dhe u bëj thirrje të gjitha partive politike, të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që të jenë në seancë me datë 1 nëntor dhe ta votojnë këtë rezolutë”, ka theksuar Hoti, për KosovaPress.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?