‘’Thosha kam frikë se do të vdes’’/ Pamjet e tmerrit që kaluan pasagjerët shqiptarë në avion
Një ngjarje e rëndë që për pak mund të përfundonte në tragjedi ka ndodhur avion që udhëtonte nga Prishtina drejt Bazelit.
Mësohet se në bordin e avionit Boeing të kompanisë AKL Airlanes ishin 121 pasagjerë. Prej tyre 10 persona janë lënduar.
Bëhet e ditur se turbulencat kanë nisur rreth 25 minuta para se avioni të bënte uljen. Pasi avioni është ulur në pistë të gjithë të lënduarit janë dërguar për kurim në spitalin e Baselit.
Pasagjerja nga Kosova Mirjeta Basha, ka thënë:
Isha e bindur, tani do të bie. Thosha kam frikë se do të vdes.”
Edhe bashkëshorti i saj ka treguar se situata që u krijua në bordin e avionit ishte shumë kaotike.
Ai është shprehur:
Të gjithë qanin, bërtitnin. Ekuipazhi na thanë që të qëndrojmë të qetë.’’
Ai ndodhet në spitalin e Baselit, ku po merr mjekimin e duhur.