Tirana homazhe për Deharin, Hoxha: Dëshmi e terrorit të shtetit

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, ndezen qirinj dhe vendosen lule pra fotografisë së Astrit Deharit, i cili humbi jetën në burgun e Prizrenit.  Këshilltari politik i Vetëvendosjes, Elvis Hoxha, tha se ngjarja është tregues i shtetit që prodhon terror, ndërsa apeloi për zbardhje të ngjarjes. 

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, zhvilluan homazhe para fotografisë së Astrit Deharit, i cili humbi jetën dy ditë më parë në burgun e Prizrenit.

Këshilltari politik i Vetëvendosjes, Elvis Hoxha, e vlerësoi ngjarjen të rëndë, ndërsa kërkoi nga instatncat shtetërore të Kosovës të zbardhin dhe të dënojnë përgjegjësit.

Hoxha: Ishte një nga aktivistët më të cilësuar të Vetëvendosjes.Si zakonisht një shtet që prodhon terror duhet patjetër që me mendjen e vetë të dëmtojë logjistikën e Vetëvendosjes. Në fund të fundit nuk e dëmtojnë dot VV, por vranë, burgosën, paraburgosën një pjesë të ndërgjegjes qytetare dhe kombëtare. Një nga ata njerëz që i ke zili për qëndrueshmërinë.

Vetëvrasje apo vrasje, për Hoxhën nuk ka rëndësi. Ngjarja e ndodhur në burg tha ai është tregues i shtetit që prodhon terror. Vetëvendosje do të kërkojë drejtësi për aktivistin Dehari.

Hoxha: Ti nxjerrë menjëherë nga paraburgimi, ne si shoqëri kemi nevojë të burgosim sa për sa më pak politikisht.

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Astrit Dehari, u nda nga jeta dy ditë më parë në burgun e Prizrenit ndërsa akuzohej për terrorizëm.

Ndërkohë prokurori, Sylë Hoxha, tha se shkak i vdekjes ishte asfiksia.

SHKARKO APP