Tirana përshëndet deklaratën e Ministrit Lavrov për Kosovën

Ferit Hoxha, drejtor i Përgjithshëm i Politikave në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, ka përshëndetur deklaratën e ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergey Larvov, i cili kërkoi sot uljen e tensionit mes Beogradit dhe Prishtinës, dhe shmangien e çdo skenari lufte në Ballkan.

I ftuar në studion e “Abc News”, Hoxha tha se deklarata e Lavrov ishte paqtuese, duke patur parasysh edhe faktin se Serbia i ka kërkuar publikisht Rusisë, anëtare të Këshillit të Sigurimit në OKB, që të ndërhyjë në këtë konflikt.

“Deklarata e Lavrov është një deklaratë paqtuese. Sa i përket prezencës së policisë së Kosovës në veri të vendit kjo është totalisht në dorën e autoriteteve kosovare. Mbështesim gjithashtu deklaratën e ministrit Lavrov për përfshirjen e Bashkimit Europian në këtë çështje”, tha Ferit Hoxha duke bërë të ditur qëndrimin zyrtar të Tiranës.

Sa i përket deklaratës së presidentit të Serbisë, Timoslav Nikoliç, se është i gatshëm të dërgojë ushtrinë në Kosovë, diplomati shqiptar theksoi se Shqipëria e ka kritikuar dhe dënuar atë. Newsbomb.al

Lavrov: Forcat shqiptare të mos shkojnë në zonat serbe

SHKARKO APP