Tiranë, grabitet me armë marketi

Tre persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur një market në zonën e Laknasit në Tiranë.

Burime nga policia thanë se grabitësit kanë marrë lekët e xhiros ditore, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të dëmtuar nga kjo ngjarje.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu që kanë nisur hetimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa patrulla policie i janë vënë pas grabitësve që mësohet se janë nisur në drejtim të zonës së Bërxullit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?