Togeri kosovar shpallet studenti më i mirë në Shkollën e ushtrisë amerikane ‘John F. Kennedy’

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, toger Nysret Buzhala, këshilltar ushtarak i komandantit të Forcës Tokësore të FSK-së u shpall studenti më i mirë ndërkombëtar, në trajnimin “Kapiten Karriere” që realizohet nga Shkolla e Forcave Speciale “John F. Kennnedy”, të Ushtrisë së SHBA-së.

Medalja-Nysret-Buzhala-1-

Pasi mori vlerësime të larta, gjithashtu arriti të jetë në Listën e Komandantit, duke u radhitur i pesti në këtë listë ku përfshiheshin të gjithë studentët përfshirë edhe ata të Ushtrisë amerikane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Toger Buzhala gjatë shkollimit ka treguar performancë të shkëlqyer në të gjitha fazat e shkollimit si: Analizat regjionale, kursin kualifikues për marrëdhënie civile, trajnimin “Kapiten Karriere” si dhe në ushtrimin përmbyllës “Culmination Exercise”, duke u renditur si njëri nga studentët me vlerësimet më të larta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si rezultat i performancës së lartë, pas përfundimit të trajnimit, toger Nysret Buzhala u dekorua me medaljen e meritave “Commendation Medal” për periudhën kohore nëntor 2016-nëntor 2017, raporton 21Media.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?