“Topi është në anën e Prishtinës”, Brnabiç: Pse Kurti s’e konsideron prioritet dialogun me Serbinë
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç është shprehur se vetëm përmes dialogut dhe kompromisit mund të arrihet një zgjidhje e përhershme në lidhje me Kosovë dhe pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës nuk pritet të ketë stabilitet.
Gjithashtu kryeministrja serbe ka deklaruar se nuk e kupton arsyen se përse kryeministri Albin Kurti, nuk e konsideron prioritet dialogun Serbi-Kosovë.
“Beogradi është duke pritur për vazhdimin e dialogut, por “topi” është në anën e Prishtinës”, ka thënë Brnabiç, shkruajnë mediat në Kosovë.
Me tej ajo ka shtuar arritja e një dialogu është i vështirë dhe ka nevojë për liderë të guximshëm, ndërsa shtoi se kjo është e vetmja mënyrë për të ecur përpara.
“Unë e di që prosperiteti i vendit tim është i pamundur pa prosperitetin e të gjithë rajonit. Kjo është arsyeja pse për mua, si kryeministre e Serbisë, përparimi i të gjithëve në rajon është po aq i rëndësishëm sa edhe përparimi i vendit tim “, tha më tej ajo.
/abcnews.al/