“Tortura e vrasje”! Përfundon seanca e parë në Gjykatën e Hagës, ish-shefi i Inteligjencës së FSK-së largohet në heshtje

Ka përfunduar seanca e parë gjyqësore e ish-shefit të inteligjencës së FSK-së, Salih Mustafa, para Gjykatës në Hagë.

Ai gjatë seancës e ka konfirmuar që avokati që e përfaqësoi sot në seancë, do të jetë avokat i tij gjatë tërë procesit.

Avokati i tij para Gjykatësit të Procedurës Paraprake ka thënë se Mustafa deri më tani nuk e ka parë aktakuzën e ngritur ndaj tij, duke thënë se është i informuar vetëm për versionin e redaktuar ku janë të fshehura disa informacione.

“Klienti im ka marrë vetëm versionin e redaktuar të aktakuzës, nuk e di pse janë redaktuar apo kush është përmendur në versionin e redaktuar. Kur të jetë i disponueshëm na duhet. Sigurisht të gjitha këto janë shumë të reja për klientin tim, do të i duhet një far kohe për t’u përshtatur”, ka thënë ai.

“Kjo gjykatë ka një format unik në spektrin ndërkombëtar, është një gjykatë që zbaton rregullat dhe rregulloret ndërkombëtare, nëse ka mospërputhje midis këtyre rregullave ndërkombëtare unë kërkoj që të mbrohen interesat e klientit tim”, ka shtuar avokati i Mustafës.

Gjykata Speciale ka bërë publike në version të redaktuar aktakuzën për Salih Mustafën. Pos krimeve të tjera, ish-pjesëtari të UÇK-së, i vihet në barrë edhe akuza për vrasje.

Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon se këto krime kanë ndodhur në fshatin Zllash, gjatë vitit 1999.

SHKARKO APP