Trafik ndërkombëtar armësh, kapet shqiptari në SHBA, (Emri)

SHBA- Në Staten Island të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është arrestuar një shqiptar nga Kosova për trafik ndërkombëtar armësh pastrim parash dhe zhvatje. Autoritetet atje dyshojnë se Albert Veliu ka shitur armë të tiptit AK-47 si dhe anti-tanke në Kosovë.

Prokurori amerikan për Qarkun Lindor të New Yorkut deklaroi se Veliu është pjesë e një grupi prej tetë të pandehurish.

Veliu dyshohet se u kap në një përgjim ku ishte duke u realizuar një marrëveshje për shitjen e armëve, raporton nydailynews.com. Të pandehurit thuhet se kanë pastruar rreth 800,000 dollarë me para të drogës.

Mësohet se agjentët federalë përdorën përgjime dhe informatorë konfidencialë për të rënë në gjurmët e grupit.

Sakaq në veprim ka hyrë edhe policia e Kosovës, duke ekzekutuar urdhër-mandate për të kapur shumë armë, municione dhe 600,000 dollarë para të gatshme.

SHKARKO APP