Trafikohen placentat e nënave në Gjinekologjinë e QKUK-së
Një qytetar ka denoncuar në Policinë e Krimeve Ekonomike në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), se po bëhet pazar me placentat e nënave, raportojnë mediat kosovare.
Pasi nëna të kryejë procesin e lindjes, placenta del jashtë trupit. Në QKUK thonë se e kanë angazhuar kompaninë “Pastrimi” që t’i varrosë mbetjet spitalore ndër to edhe “shtrati i fëmijës”.
Megjithatë, sipas informatës që e ka pranuar Policia e Krimeve Ekonomike, placentat nuk varrosen, por ato shiten si lëndë e parë për përgatitjen e kremrave në industrinë e kozmetikës.
Nga ana e QKUK nuk është dhënë ndonjë përgjigje për këtë por kanë shpjeguar vetëm si shkon procesi i asgjësimit të këtij organi të nënave.