Tragjedia në Gjilan, Thaçi-institucioneve: Rrisni masat e sigurisë

Pas tragjedisë me një të vdekur sot në Gjilan të Kosovës, ka reaguar Presidenti i Kosovës Ramush Haradinaj. Teksa i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerit, Thaçi shprehet se i ka kërkuar institucioneve të sigurisë që të rrisin masat e kontrollit.

“Aksidenti tragjik në Gjilan, ku humbi jetën një qytetar dhe u lënduan shumë të tjerë është ngjarje shumë e hidhur e ditës së sotme. Familjes së të ndjerit i shprehim ngushëllime të thella. Të lënduarve u dëshirojmë shërim të shpejtë. Dukuria e aksidenteve në komunikacion është shqetësuese. Kërkojmë nga institucionet e sigurisë që t’i rrisin masat e kontrollit, që të mos përsëriten aksidentet tragjike me jetë njerëzish dhe dëme tjera materiale”, shkruan Thaçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?