Tragjedia në Kosovë. Kjo është policja që vrau 4 familjarët dhe veten (Foto)
Kjo është zyrtarja e policisë së Kosovës që vrau 4 familjarët e saj. Punonjësja e policisë Valdete Bllaca, 45 vjeçe ka vrarë nënën, babain dhe dy vëllezërit e më pas ka vrarë edhe veten. Ngjarja e rëndë ndodhi sot në lagjen “Bujanina” në Gjilan, Kosovë.
Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e ngjarjes tragjike. Krimi i rëndë ka tronditur opinionin publik në Kosovë, ndërkohë që priten detaje të reja në orët në vijim.
Bllaca ishte pezulluar nga detyra si police që kishte mbajtur më herët për shkak të disa problemeve psiqike. Ajo kishte marrë detyrë të re pas pezullimit si staf civil.