TRAGJIKE në Zvicër, e moshuara vret me thikë 7-vjecarin! Nëna: Më mori lulen më të bukur (FOTOT)

Në një rrugë të vogël në një qytet të qetë, ndodhi një krim i tmerrshëm të enjten.

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Basel të Zvicrës, ku një grua e moshuar 75-vjeçare ka vrarë me thikë një vogëlush 7-vjeçar nga Lipjani i Kosovës, afër shkollës së tij. Rastri tragjik ka ngjallur revoltë shoqërore ku pati marshime protestuese për aktin e rëndë të të moshuarës, në vendin ku u vra fëmija.

Vendi ku u vra vogelushi

Djali humbi jetën dje rreth orës 13:00 në një rrugë të Baselit, ku gruaja, që tashmë është vetëdorëzuar në polici, e theri me thikë të voglin.

7-vjeçari Mërgim. L nga komuna e Lipjanit po kthehej nga shkolla kur u ther në mes të rrugës nga e moshuara e cila e pranoi krimin para organeve të rendit. Djali jetonte prej vitesh në Basel me familjen e tij, ndërsa mbeten ende të mistershme shkaqet e këtij krimi makabër.

Nëna e Mërgimit: Ajo grua më shkatërroi jetën, më mori lulen më të bukur

Nëna e vogëlushit, është e shkatërruar. Ajo ende nuk e beson atë që ka ndodhur. Thotë se nuk i di motivet e vrasjes së djalit të tij që për herë të parë po kthehej i vetëm nga shkolla për në shtëpi. Nuk e njeh vrasësen e birit të saj, por di të e sigurt se tashmë jeta e saj është shkatërruar.

“Ne jemi shumë keq. Nuk mund të besojmë se çfarë ka ndodhur. Djali ynë nuk është më. Ajo mori lulen më të bukur nga unë. Nuk e njoh fajtorin. Unë kurrë nuk e kam parë dhe nuk e di pse e vrau djalin tim. Ajo shkatërroi jetën tonë”, thotë Fatma, nëna e Mërgimit teksa nuk i ndal dot lotët. Kujton edhe momentin e fundit me djalin teksa i shkoi në krevat herët në mëngjes: “Ishte aq i lumtur”, thotë ajo.

Nena me djalin

Haradinaj: Dhimbje e madhe, lutjet e mia janë me familjen e Mërgimit

Kryeministri Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen e 7-vjeçarit, i cili u vra dje në Basel të Zvicrës.

“Ndajë dhembjen e madhe dhe ua përcjellë ngushëllimet më të thella familjes së Mërgimit, 7-vjeçarit të vrarë dje në Basel të Zvicrës. Mendimet dhe lutjet e mia janë me ju në këto çaste të rënda”, ka shkruar Haradinaj në Facebook

Dëshmitarët: Ishte i mbytur në gjak. Edhe fëmijët tanw të frikësuar

Nxënësi i shkollës fillore u gjet në rrugë nga një mësues që kaloi me biçikletë. Dëshmitarë të tjerë okularë thanë se fëmija e kishte fytin e prerë dhe pranë tij kishte shumë gjak. I vogli ndërroi jetë në Spitalin e Fëmijëve të Universitetit përkundër ndërhyrjes së mjekëve që kryen operacion emergjent. Prokurorët nuk kanë konfirmuar nëse ka pasur një lidhje midis viktimës dhe gruas së moshuar e cila pas krimit u pa të largohej me vrap, ndërsa tashmë, e vetëdorëzuar pranë autoriteteve, ajo po merret në pyetje

Ngjarja ka ndodhur në mes të ditës teksa i vogli kishte dalë nga shkolla dhe po ecte i vetëm në trotuar për të shkuar në shtëpi. Personat që panë aktin makabër ishin të shumtë. Kanë mbetur të shokuar, saqë mediat e huaja përshkruajnë njerëz që vënë duart mbi kokë dhe tmerrohen.

Një nënë thotë se edhe fëmijët e saj ndihen të frikësuar se mos e njëjta gjë do të ndodhë edhe me ta. Ndërsa të tjerë prindër ditën e sotme i kanë shoqëruar fëmijët e tyre për në shkollë, edhe pse zakonisht ata shkonin vetëm.

 “Mund të na kishte ndodhur secilit prej nesh”, tha një tjetër.

Tre djem të shkollës ku 7-vjeçari kishte vijuar mësimin, kanë thënë se e morën lajmin nga prindërit e tyre.

“Kur na njoftuam, ne ishim duke luajtur basketboll, nuk mund ta besonim se çka ka ndodhur”, kanë thënë ata.

Para këtij akti, disa banorë rrëfyen se kishin dëgjuar britma të një fëmije, por nuk e kishin menduar se është në rrezik.

“Shpesh këtu fëmijët dëgjohen duke luajtur dhe dëgjojmë zërat e tyre të lartë, pasi këtu është shkolla. Nuk e kemi menduar se është fjala për ndonjë rrezik”, thotë një banore.

Mediat zvicerane kanë publikuar edhe fotografinë e djaloshit 7 vjçar, i cili do të varroset në Kosovë.

Mergimi

SHKARKO APP