Tragjike, vdes personi i dytë në Prishtinë, u plagos me breshëri plumbash

Ka shkuar në dy numri i të vdekurve, nga ngjarja që tronditi Prishtinën pasditen e sotme. Mediet kosovare raportojnë se ka ndërruar jetë në spital një tjetër person, i cili mbeti i plagosur në Lagjen e Spitalit.

Lajmi i rëndë është konfirmuar edhe nga zyra për informim e QKUK-së.

“Po ka vdekur personi i dyte, i cili përkundër përpjekjeve të mjekeve, për shkak të gjendjes së rendë nuk ka arritur të mbijetojë”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Katër persona u qëlluan me breshëri kallashnikovi pasditen e sotme, në Prishtinë, pas një sherri për çështje pronësie. Njëri prej tyre humbi jetën menjëherë, ndërsa tre të tjerët u dërguan në spital në gjendje të rëndë. Ndërkohë, bëhet me dije se ka ndërruar jetë njëri prej të plagosurve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?