Beogradi sot përuron linjën hekurudhore për në Kosovë

Qeveria serbe ka njoftuar se sot do të nis linja hekurudhore Beograd – Veri i Kosovës. Mirëpo, zyrtarët në Kosovë, këtë linjë e quajnë ilegale, Serbia pritet sot ta përurojë.

Treni i Serbisë, dhuratë nga shteti i Rusisë, është nisur në drejtim të territorit të Republikës së Kosovës. Përpos udhëtarëve të tjerë, në trenini e dekoruar me simbole nacionaliste aty ishin edhe zyrtarë të Qeverisë së Aleksandër Vuçiqit

Disa njerëz, kryesisht gazetarë, u mblodhën sot në mëngjes në platformën 1 në një stacion hekurudhor në Beograd,  për të parë trenin e parë pas luftës, që niset nga Beogradi në Mitrovicë, shkruan gazetametro.net

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën, Marko Gjuriq tha se kjo linjë përmbush kërkesat e të rinjve në Mirovicë që duan të jenë të lidhur me Beogradin.

Nuk dihet se sa do të kushtojë bileta nga Beogradi në Mitrovicë.

“Treni nuk do të mund të jetë një provokim për Prishtinën, ashtu siç është e zbukuruar me trashëgiminë kulturore të botës”, tha Gjuriq.

Ndryshe, Zyra e cila udhëhiqet nga Gjuriq ka paralajmëruar se linja testuese hekurudhore Beograd – Mitrovicë do të vendoset nga 20 janari deri më 26 shkurt, e më pastaj do të vendoset nëse kjo linjë do të jetë e rregullt.

Treni do të operojë itinerarin Beograd-Mladenovac-Lapovo-Kragujevac-Kraljevo-Rashka-Mitrovicë.

Djuric me gazetarët udhëtuan me tren për Topçider.

Në vitin 2003 në kohën e fushatës zgjedhore në Serbi, ishte përuruar edhe një linjë e tillë, mirëpo treni nuk qarkulloi kurrë.

SHKARKO APP