Treni serb, Bushati: Kërcënimet dhe tonet e larta duhet të ulen
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati përmes një postimi në facebook thotë se 2017 nuk nisi mbarë për Europë Juglindore.
“Në përvjetorin e masakrës së kryer nga Serbia në#Reçak #Kosovë, promovimi me kokëfortësi i agresionit është krejt i papërgjegjshëm dhe nuk i shërben aspak klimës së domosdoshme të bashkëpunimit rajonal.
Kërcënimet dhe tonet e larta duhet të ulen pasi rikthimi i trenit të së shkuarës nuk të shpie askund” shkruan Bushati.
Postimi i plote
Fillimi i 2017 nuk ka qenë i mbarë për Europën Juglindore. Provokimet destabilizuese dhe fantazitë teatrale të udhëheqësve të Serbisë janë irrituese dhe shumë larg pritshmërive për një vend kandidat, i porsa ulur në tryezën e negociatave për anëtarësim në BE.
Në përvjetorin e masakrës së kryer nga Serbia në#Reçak #Kosovë, promovimi me kokëfortësi i agresionit është krejt i papërgjegjshëm dhe nuk i shërben aspak klimës së domosdoshme të bashkëpunimit rajonal.
Kërcënimet dhe tonet e larta duhet të ulen pasi rikthimi i trenit të së shkuarës nuk të shpie askund”