Treni serb, Mustafa: Kosova nuk do të lejojë provokime të tilla

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, tha se treni serb nuk do të futet në Kosovë dhe se kthimi i tij prapa është veprimi i duhur.

“Kthimi prapa i aktij treni është veprim i duhur dhe hyrja e tij nuk do të lejohet, nëse do të hynte do të trajtohej në përputhje të plotë me ligjet e Kosovës”.

Mustafa e cilësoi këtë situatë si të panevojshme dhe një lojë të pandershme të Serbisë.

“Shqetësimin që kemi pasur dhe kemi përjetuar me një situatë të panevojshme të krijuar nga Serbia, në kuadër të lojëravre te pandershme, bashkëndjej me ju dhe ju falënderoj për përkrahjen”.

Më tej, Mustafa u shpreh se qeveria e Kosovës dhe të gjitha dikasteret kanë trajtuar këtë çështje.

Qeveria e Kosovës dhe të gjitha dikasteret e saj, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Infrastrukturës, Autoritetit Rregullativ të Hekurdhave, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe autoritetet e tjera janë angazhuar gjatë gjithë këtyre ditëve për të trajtuar këtë çështje”.

SHKARKO APP