Tronditet Kosova, babai i Albert Krasniqit: Ejani se e vrara djalin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë. Biznesmeni Albert Krasniqi është qëlluar për vdekje në mes të Prishtinës, ndërsa edhe më të rëndë e bën ngjarjen fakti që i dyshuari kryesor për aktin e rëndë është vetë babai i tij.

Ky i fundit tashmë arrestuar dhe i është sekuestruar arma që dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje tragjike që shokoi kryeqytetin kosovar, ndërsa mediat kosovare raportojnë se ai vetë ka njoftuar policinë duke thënë ”E vrava djalin”. Krasniqi ka qenë i martuar me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, por i kishin dhënë fund martesës pas disa krizave në të shkuarën.

Burime për ”Indeksonline”, bënë të ditur se viktima ka pasur probleme familjare dhe se i kishte kërcënuar të afërmit e tij prej disa ditësh në mënyrë që t`i plotësonin kushtet që ai kërkonte. I ati, pas kryerjes së aktit, e ka njoftuar vetë policinë. Alberti dhe babai i tij konsideron si afaristë të njohur në vend.

SHKARKO APP