Tronditet Kosova, vrasje e dyfishtë. Mes viktimave kandidati për kryetar të Pejës

Një krim i dyfishtë ka tronditur këtë mbrëmje Kosovën. Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj është vrarë rreth orës 20:20 në qytetin e Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, anëtari i PDK-së, Xhavit Haliti. Dyshohet se  bashkë me Ademaj, është vrarë edhe ish-kandidati i PDK-së për Deçanin, Blerand Kadriaj.

Policia e Kosovës thotë se të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar rreth orës 20:20 në afërsi të shkollës Ekonomike “Ali Hadri”, ku dy persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër i plagosur.

SHKARKO APP