Tubimi i Vetëvendosjes, Kurti: Thaçi është hajn, ai do të shkojë e nuk do të vjedhë më

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot një tubim për të shënuar 21-vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe 15-vjetorin e themelimit të kësaj force politike.

Në fjalën e tij, lideri i VV-së dhe ish-kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka quajtur hajn presidentin Hashim Thaçi.

Sipas tij, ai do të jetë edhe për disa muaj ai do të shkojë nuk do mundet të vjedhë më.

Swiss Digital Desktop Reklama

Albin Kurti: ”Ne nuk kemi ende një prokurori të guximshme dhe as gjyqësor të paanshëm që do ta vërtetonte hajninë e presidentit. Ndaj ai u frikësua se mos gjyqi do t’i bëhej në shesh. Që të mos e lemë pa e zgjidhur atë dilemë, presidenti është hajn por jo edhe shumë gjatë. Edhe ndonjë muaj, ai do të shkojë dhe nuk do të vjedhë më.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fjalën e tij, lideri i VV-së dhe ish-kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se qeveria e re është qeveri koti e cila do bëjë më shumë dëme se punë. Sipas tij, dëmi i parë u bë me heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Albin Kurti: E kujt është kjo qeveri koti? Kë e përfaqëson kjo qeveri koti? Kjo qeveri me vendimin e kontrabanduar të gjykatës dhe me votën e kontrabanduar të presidentit, është qeveri e turpit e cila është zgjedhur për të bërë dëme dhe jo për të bërë punë. Dëmet kjo qeveri i ka filluar. Në ditën e dytë të punës së saj, hoqi reciprocitetin me Serbinë. Heqja e reciprocitetit është nënshtrim ndaj Serbisë. Këta duan të shkojnë në dialog të nënshtruar.”

Kurti deklaroi se nuk do e pranojë nënshtrimin e Kosovës ndaj Serbisë, dhe se dialogu nuk mund të zhvillohet nga qeveria e pakicës.

Albin Kurti: ”Nuk e pranojmë heqjen e reciprocitetit sepse nuk e pranojmë shkeljen e sovranitetit dhe integritetit territorial. Nuk e pranojmë nënshtrimin e Kosovës ndaj Serbisë. Nuk e pranojmë ndarjen dhe copëtimin e Kosovës. Asnjë marrëveshje me Serbinë nuk mund të dialogohet nga një qeveri e pakicës shqiptare. Kjo qeveri ka 40 deputetë nga 100 deputetë shqiptarë, ndaj dhe nuk ka as legjitimitetin dhe as kredibilitetin që të dialogojë në emër të republikës.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?