Turner-Thaçi: E domosdoshme themelimi i ushtrisë së Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku midis të tjerash ka zhvilluar edhe një takim me kongresmenin Mike Turner, kryesues i Asamblesë parlamentare të NATO-s.

Gjatë bisedës, Turner ka theksuar nevojën për formimin e ushtrisë së Kosovës.

Një takim frytdhënës pata edhe me kongresmenin Mike Turner, i cili njëherësh është Kryesues i Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Kongresmenin Turner e njoftova për reformat e bëra në Kosovë, për nevojën e themelimit të ushtrisë së Kosovës dhe për domosdoshmërinë që Kosova të bëhet pjesë e programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s. Në këtë drejtim, kongresmeni Turner më siguroi se SHBA-ja mbetet e përkushtuar që ta mbështes Kosovën dhe rajonin për konsolidimin e paqes dhe rritjen e bashkëpunimit rajonal”- shkruan Presidenti Thaçi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”.

SHKARKO APP