Turqia i dhuron FSK-së autoblindën në vlerë gjysmë milionë dollarë (Foto)

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ka njoftuar se Forcat Speciale te Kosoves se ka përfituar donacion të Autoblindës “Cobra”.

Pranimi i donacionit të autoblindës së ndihmës së parë Cobra 4×4 u bë në Kazermën “Adem Jashari”.

Sipas Ministrisë, kjo autoblindë se bashku me të gjitha pajisjet rezervë, kap vlerën e 462 mijë e 457 dollarëve. Këtë donacion e ka bërë Republika e Turqisë për FSK-në.

SHKARKO APP