U arrestua gabimisht nga Haga, shqiptari: M’u bë padrejtësi si Jakup Krasniqi, mora 10 mijë euro shpërblim

Agim Murtezin nga Lipjani i Kosovës, ka rrëfyer ngjarjen e pazakontë që i ka ndodhur mëngjesin e 17 shkurtit në vitin 2003. Në një intervistë që ka dhënë për mediat kosovare Murtezi tregon se është arrestuar në mënyrë krejt të papritur nga Haga, ndërsa thekson se nuk e dinte as arsyen se përse po arrestohet. Ky i fundit thotë se është nisur për në Bondsteel për t’u transferuar më pas në Hagë, nën akuzat për krime lufte, ndërkohë që aktakuza i është lexuar gjatë rrugës. Gjithashtu, shprehet se mbeti i habitur pasi sipas tij nuk ishte ai personi që Gjykata Speciale kërkonte. Murtezin, ka mbërritur në Hagë dhe i është që të dalë para Gjykatës në ditën kur do festonte ditëlindjen e tij të 46-të, ndërkohë që asokohe ai ka deklaruar gjykatësit të Hagës se arrestimi dhe akuza ndaj tij ishte gabim. Pas seancës ai është liruar ndërkohë që për arrestimin e tij që ishte gabim thotë se ka marrë 10 mijë euro dëmshpërblim. Ndër të tjera, ai ka shtuar se momenti i arrestimit të tij, i ngjan shumë me skenat e arrestimit të ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit.

Më konkretisht, Agim Murtezin ka rrëfyer se:

Pa pritë, pa menduar se do të arrestohem ose do të burgosem, s’kam parë as ëndërr se do të shkoj në Hagë, asnjëherë në jetën time, por ja që po ndodhka. Kam qenë duke fjetur në këtë dhomën këtu, i vetëm pasi edhe e shoqja s’ka qenë këtu, kur e dëgjova atë zhurmë në korridor e kam hap derën e hyrjes i pashë ishte mbushur korridori ushtarak dhe karabinierë, me dorë më kanë thënë që të hyjë brenda. Më kanë marr ashtu të lidhur dhe më kanë dërguar në Bondsteel. Duke shkuar në automjet më kanë lexuar aktakuzën, një përkthyes më ka lexuar aktakuzën ku thotë, Agim Murtezi me pseudonimin “Komandant Murrizi”, akuzohesh për krime lufte në burgun e Llapushnikut. Unë u çudita, thash person të gabuar keni arrestuar. Unë isha arrestuar për personin tjetër Agim Zogaj i Drenicës, i fshatit Divjakë. Më 20 shkurt në atë datë e kam pasur ditëlindjen e 46-të, shkova në seancën e dëgjimit. Para se me nis atje erdhi 5 minuta avokati që ma kishin caktuar, e morri deklaratën time dhe vazhduam në seancën e dëgjimit ku secili u deklaruam që jemi të pafajshëm. Shkova në seancën e dëgjimit u shpalla i pafajshëm nga të gjitha pikat ku isha i akuzuar. Pas seancës u takova me avokatin tim, i cili më pyeti a kam me bë ankesë lidhur me rastin tënd. I thash po do të bëjë ankesë, jam i pafajshëm, ma kanë humbur dinjitetin moral njerëzore dhe moral. Kam pasur kontakte me të dhe jemi marrë vesh në bazë të zyrës së Avokatit të Popullit, pas 2 vite e gjysmë ma kanë bërë një pagesë prej 10 mijë eurove. Kur dola në shëtitje, afër dhomës time kishte qenë Shesheli, oficeri më tha lexoje këtë. Kur e pash thash bashkë me kriminelin qenkemi këtu, bashkë afër dhomës, tha ‘no coment’, shkallëve poshtë duke më dërguar për intervistim, kur e shoh kriminelin tjetër Millosheviqin me një zyre. Arrestimi i Jakup Krasniqi mi kujtoi skenat e arrestimit tim. Më është dhimbsur në shpirt, çfarë arrestimi, e kam njohur edhe më herët. Ka qenë i ndershëm si person si mësues. Sikur mua që më kanë marrë s’ka qenë fare i paralajmëruar, e kanë arrestuar në mënyrën më çnjerëzore.

SHKARKO APP