U dha bukë vite më parë, shqiptarët e Kosovës strehojnë të moshuarën e prekur nga tërmeti

Solidariteti që kanë treguar shqiptarët e Kosovës këto ditë ka qenë i jashtëzakonshëm.

Shumë familje në Kosovë i kanë strehuar të prekurit nga tërmeti. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Gani Geci ka treguar se familja e Fadil Behramit ka strehuar të moshuarën, e cila në vitin 1992 u kishte dhënë bukë:

“Tani nga Durrësi në Skenderaj te Fadil Behrami ka ardhur nëna Dhuri, gruaja e hekurt nga Shqipëria që mua Agim Gecin dhe Xhevahir Gecin na mbajti me bukë kur ne kishim ikur në Tiranë pas aksionit të parë kundër forcave serbe me 07 korrik 1992.

Nga telefoni i Dhuratës aso kohe flisnim me Adem Jasharin.”

Duhet theksuar se kanë qenë të shumtë shqiptarët e Kosovës që i kanë ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti.

SHKARKO APP