U godit nga rrufeja, ndërron jetë një person në Pejë

Një person ka ndërruar jetë në fshatin Kusoriq të Pejës pasditen e sotme pasi është goditur nga rrufeja.

Lajmi është bërë me dije nga Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovë për Rajonin e Pejës, i cili ka treguar detajet në lidhje me ngjarjen për Gazetën Express.

“Sot, rreth 19:25 një person është sjellë në Spitalin Rajonal në Pejë, i cili sipas ekipit mjekësor, është goditur nga rrufeja dhe nuk ka arritur të mbijetojë. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, tha Rugova

SHKARKO APP