U largua si ambasadore e SHBA në OKB, Nikki Haley vijon mbështetjen për Kosovën

Disa javë më parë, Nikki Haley u tërhoq nga detyra e ambasadores së SHBA-së në OKB, punë për të cilën u vlerësua me nota pozitive nga presidenti Donald Trump dhe zyrtarë të lartë amerikanë. Gjatë aktivitetit në organizatën më të rëndësishme ndërkombëtare, Haley dha mbështetje të fuqishme për Republikën e Kosovën, mbështetje që e vijon edhe sot kur nuk ka marre ende një post tjetër zyrtar.

Ajo ishte e pranishme në ceremoninë e organizuar nga Konsullata e Kosovës në Nju Jork, me qëllim mbështetjen për anëtarësimin në Interpol.

“E nderuar që kishim Nikki Hely në në hapjen e pritjes për anëtarësimin e Kosovës në Interpol. E lumtur që Kosova ka kaq shumë miq në të gjithë botën”, shkruan konsullja kosovare, Teuta Sahatqija.

Në takimin që do të zhvillohet më 20 nëntor në Dubai, Kosova do të kërkojë anëtarësimin në Interpol.

SHKARKO APP