U tërhoq nga kandidimi për president, Ramush Haradinaj: S’e kemi shumicën
Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka dhënë një deklaratë për mediat pas takimit që pati me Albin Kurtin dhe ushtruesen në detyrë të funksionit të presidentit, Vjosa Omani. Haradinaj tha se do të tërhiqet nga kandidimi për president pasi nuk e plotësojnë shumicën. Sipas tij, Aleanca do të bashkëpunojë për terma të interesit nacional dhe fitueseit e zgjedhjeve do e gjejnë formulën për qeverinë e re.
Ai tha:
Aleanca është opozitë në ardhje sepse në krijimin e institucioneve do të jemi opozitë. Ramë dakord që në sfidat që i ka Kosova, në këto funksione, Aleanca do të bashkëpunojmë për interesin nacional, duke e ruajtur vendin por duke qenë këtu me e bë funksionale demokracionë e vendit. Synohet një koncentrim i pushteteve, mendojmë që funksioni ynë është i rëndësishëm në kohën që vjen. Kanë kërkuar një partneritet pozitë-opozitë, në këtë rast është e kuptueshme që Aleanca është parti konstruktive opozitare, i tregova z.Kurtit që nuk do të kthehna në metodat tona të vjetra, sepse edhe unë jam plak, po do të jemi ata që do t’ua kujtojmë funksionimin pozitë-opozitë. Fituesit e zgjedhjeve e gjejnë formulën me kriju qeverinë, shumicën për qeverinë, 2/3 për presidentin është në përgjegjësinë e tyre, ne nuk e kemi si Aleancë këtë mundësi, ajo që na mbetet është një rol opozitar. Detyra jonë nuk është me e përkrahë koncentrimin e pushtetit, populli ia jep votën, po nuk ia ka dhënë edhe 2/3 për presidentit, është përgjegjësia e tyre t’i gjejnë. Si Aleancë do të marrim vendimet tona në parti. Mendoj që fituesit e zgjedhjeve mbajnë përgjegjësi me e implementuar rezultatin jo me shkuar në zgjedhje, por ne jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje jo tash por cdo herë.