U tha se u arrestua në Vienë, reagon vëllai i Ramush Haradinajt
Pak çaste më parë në media qarkulloi lajmi se vëllai i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ishte ndaluar në Francë.
Në media thuhej se Daut Haradinaj ishte ndaluar si pasojë e një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.
Mireëpo Daut Haradinaj ka përgënjeshtruar menjëherë lajmin, duke thënë se nuk është i vërtetë.
Vëllai i kryeministrit të Kosovës është edhe deputet i AAK-së.
Kujtojmë këtu se po për një urdhër-arrest nga Serbia është arrestuar në Francë vetë Ramush Haradinaj.