Ukraina nuk ndryshon qëndrim, s’do ta njohë pavarësinë e Kosovës

Ukraina nuk e ndryshon qëndrimin e saj për Kosovën.

Mediat e Beogradit citojnë konkretisht nënkryetaren e qeverisë së Ukrainës, Ivana Klimpush Cincadze, të ketë se nuk do të njohin pavarësinë e “krahinës jugore të Serbisë”.

Po sipas burimeve serbe, ajo ka thënë për TV N1 se Kievi mbështet formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë dhe se shpreson të zbatohen marrëveshjet e Brukselit.

“Ukraina ndihet krenare për ushtarët e saj që janë pjesë e KFOR-it në Kosovë, të cilët një kohë të gjatë “ruajnë objektet e shenjta serbe”, citoi Cincadze.

SHKARKO APP