Ulet kurba e të infektuarve me COVID-19 në Kosovë/ Identifikohen 85 raste të reja, 5 të vdekur
Ulet kurba e të infektuarve me koronavirus në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 432 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 85 raste pozitive, ndërsa brenda këtij harku kohor 5 persona kanë ndërruar jetë.
Numri total i rasteve pozitive është 14204 raste nga 54.443 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 568 raste të vdekjes.
Po ashtu mësohet se janë shëruar 92 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.643 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2,993.