Ulet ndjeshëm numri i të infektuarve me Covid në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 7 raste të reja me koronavirus nga 1,515 testime të kryera, ndërsa një qytetar ka humbur jetën si pasojë e virusit.

Po ashtu, bëhet e ditur se sot janë shëruar 199 qytetarë, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155,194.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.041 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.379.793 doza të vaksinës. Deri më sot 567.280 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në total numri i rasteve aktive në vend është 2.044.

SHKARKO APP