Ulet numri i të shëruarve, rriten rastet e reja në 24 orët e fundit në Kosovë

Ulet numri i të shëruarve dhe është rritur numri i rasteve të reja gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, krahasuar me një ditë më parë. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 363 persona në 1589 teste, ndërkohë që raportohet për 418 persona të shëruar.

Brenda një dite në Kosovë janë regjistruar edhe 6 viktima nga koronavirusi, duke e çuar në 1405 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Numri total i rasteve pozitive është 55.498 raste nga 206.941 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, ndërsa  numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 48 990 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.103.

 

SHKARKO APP