Ulet numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe katër viktima dhe 215 raste të reja me koronavirus, nga 1,012 teste të kryera.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 4 viktima nga komunat: Ferizaj 2 raste (70, 69 vjeç), Drenas 1 rast (52 vjeç) dhe Istog 1 rast (61 vjeç)”, njofton IKSHPK.
Numri total i rasteve pozitive është 50.620 raste nga 179,402 persona të dyshimtë dhe 1,309 viktima.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 428 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 39,562 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9,749.
“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 117 raste, Ferizaj 13 raste, Gjilan 11 raste, Prizren 10 raste, Lipjan 9 raste, Mitrovicë 9 raste, Obiliq 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Pejë 4 raste, Gjakovë 3 raste, Podujevë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Suharekë 3 raste, Viti 3 raste, Vushtrri 3 raste, Drenas 2 raste, Kamenicë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Hani i Elezit, Istog, Klinë, Malishevë, Novobërdë dhe Shtime”, njofton IKSHPK.
IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.