Ulje e rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë, por rritet numri i viktimave në 24 orë

Kosova ka regjistruar ulje të rasteve të reja me koronavirus, 69 të tilla pas marrjes së​ 532 mostrave, në 24 orët e fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se janë regjistruar edhe shtatë viktima, duke e çuar numrin total të të vdekurve me në Kosovë në 581.

Sipas të dhënave të këtij Instituti, betejën me Covid-19 e fituan edhe 107 pacientë, derisa raste aktive aktualisht janë 2,832.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 14,446 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

SHKARKO APP