UNICEF: Shkollat të mbyllen të fundit dhe të hapen të parat

Agjencia për të drejtat e fëmijëve e Kombeve të Bashkuara, UNICEF, bëri thirrje që para çdo vendimi për mbyllje të shkollave për shkak të pandemisë, të merret për bazë edhe kostoja e “mbajtjes së nxënësve jashtë shkollave”.

“Në fillim të këtij viti, mbyllja e shkollave preku rreth 345,000 fëmijë dhe adoleshentë në Kosovë, dhe mungesa e lojës, shoqërimit dhe ndërveprimit me mësimdhënësit mund të ndikojë shumë në mirëqenien dhe zhvillimin psikosocial të fëmijëve dhe adoleshentëve”, thotë kjo organizatë.

Në Kosovë, sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, vetëm 31 shkolla janë mbyllur plotësisht ose pjesërisht që kur u rihapën në muajin shtator. UNICEF-i në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit ka zhvilluar një hulumtim lidhur me rihapjen e shkollave për vitin akademik 2020/2021.

SHKARKO APP