Uniteti i kapërcen të gjitha, KFOR-i shënon Ditën Ndërkombëtare me ushtarak nga 33 vende që kontribuojnë me trupa

Forcat e KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja shënuan Ditën Ndërkombëtare në shtabin e përgjithshëm të këtij misioni në Prishtinë.

Eventi mblodhi së bashku personel civil dhe ushtarak nga 33 vende që kontribuojnë me trupa, përfshirë aleatët dhe partnerët e NATO-s.

“Ne po festojmë me njerëzit që punojnë për KFOR-in, ata që qëndrojnë pranë KFOR-it, dhe familjet dhe të dashurit e tyre të mrekullueshëm. Duke ndarë të gjitha këto, shpresojmë të njihemi më mirë me njëri-tjetrin, sepse vetëm duke e njohur vërtet njëri-tjetrin mund të ndihemi vërtet të bashkuar, dhe uniteti është vlera e vërtetë që na lidh së bashku dhe e bën KFOR-in të fortë”, tha komandanti Enrico Barduani.

Swiss Digital Desktop Reklama

KFOR-i thotë se kjo ditë është një dëshmi e angazhimit të qëndrueshëm për përfshirje dhe respekt të ndërsjellë dhe mbështetje midis të gjithë komponentëve të tij ushtarakë, civilë dhe stafi lokal në përputhje me moton e KFOR XXIX “Unitas Omnia Vincit” – uniteti i kapërcen të gjitha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?