UNMIK nuk e ka ndërprerë komunikimin me qeverinë e Kosovës

Njoftimet e djeshme për ndërprerjen e komunikimit midis qeverisë së Kosovës dhe misionit të OKB, në Kosovë, UNMIK, bazohen me sa duket në keqkuptime.

Njoftimet e djeshme për ndërprerjen e komunikimit midis qeverisë së Kosovës dhe misionit të OKB, në Kosovë, UNMIK, bazohen me sa duket në keqkuptime. Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm, Stéphane Dujarric, i tha gazetarëve sot në konferencën e shtypit se: “Misioni i OKB në Kosovë, UNMIK, është duke u përpjekur të menjanojë keqpkuptimet e mundshme”.

Dujarric shtoi se UNMIK mbetet i angazhuar “t’i shërbejë njerëzve në Kosovë në bazë të mandatit të dhënë nga Këshilli i Sigurimit”dhe “krijimin e kushteve që marrëdhëniet me njerëzit dhe institucionet e Kosovës të jenë në favor të Kosovës dhe në favor të proceseve që krijojnë paqe dhe stabilitet.”

Një ditë më parë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pati deklaruar për shtypin se Kosova e ka shkëputur komunikimin me UNMIK. Deklarata e Haradinajt pasoi publikimin e raportit të Sekretarit të Përgjithshëm mbi zhvillimet tre muajt e fundit në Kosovë.

Sot, të enjten (07.02), shefi i UNMIK-ut, Tahir Zanin do i raportojë nga Prishtina Këshillit të Sigurimit nëpërmjet skype.

SHKARKO APP