Ura e Ibrit dhe mbyllja e postave serbe, BE paralajmëron Kosovën: Ashpërsojmë masat nëse situata nuk ndryshon
Bashkimi Evropian ka paralajmëruar Kosovën me ashpërsim të masave nëse nuk do të ketë ndryshim të situatës në veri, lidhur me vendimin për hapjen e urës së Ibrit dhe mbylljes së pikave postare. Deklarata erdhi nga zëdhënësi i Bashkimit Europian Peter Stano.
“Pra, masat janë ende dhe ne kemi thënë në atë kohë që masat janë progresive, mund të rriten apo mund të zvogëlohen në varësi të zhvillimit të situatës. Pra, kjo është gjithashtu diçka që trajton pjesën e parë të pyetjes suaj, se çfarë do të bëjmë? Pra, ne kemi masa dhe këto masa mund të rriten gjithashtu nëse të gjithë aktorët e BE-së bien dakord se ato duhet të rriten.
Në pjesët e tjera të pyetjes suaj, nëse deklaratat dhe qëndrimet tona për çështjet e bastisjeve në zyrat e Postës së Serbisë dhe për përpjekjet për hapjen e njëanshme të urës mbi Ibër në ditët e kaluara, ne e bëmë qëndrimin tonë shumë të qartë tek homologët tanë në Kosovë, në shumë nivele, në shumë mënyra dhe përmes shumë partnerëve, nuk është vetëm Bashkimi Evropian, në thelb të gjithë partnerët ndërkombëtarë të Kosovës po i thonë administratës në Prishtinë që të mos përfshihet në këtë seri hapash kundër produktivë, negativë, të njëanshëm dhe të pakoordinuar.
Dhe ne shpresojmë që më në fund, ata do ta dëgjojnë mesazhin dhe do të na ndalojnë të mendojmë se çfarë lloj masash do të mendojmë të marrim si përgjigje nëse situata nuk ndryshon”.