”Ura e Ibrit duhet të hapet”, kryeministri Kurti: Është çështje e Kosovës, s’ka vend për diskutime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se ura e Ibrit është një çëshjte e Kosovës dhe nuk ka vend për diskutime. Për të diskutimet për urën e Ibrit janë mbyllur në 2016, kur është vendosur që ura duhet të hapet në 2017. “Çështja e urës së Ibrit është çështje e Kosovës, është çështje që është përmbyllur, sa i përket Brukselit, në vitet 2016-2017. Ura duhet të hapet, ne dëshirojmë edhe lëvizje të lirë të qytetarëve, edhe sundim të ligjit, edhe paqe, edhe siguri. Ajo që duhet të presim është raporti për qëndrueshmërinë e urës. E përsëris, nuk është çështje diskutimi, është çështje hapjeje, në 2016 janë mbyllur të gjitha bisedimet dhe është thënë që ura duhet të hapet në 2017, tani jemi në 2024”, tha Kurti.

SHKARKO APP