Urata Rama, sportistja e parë që përfaqëson Kosovën në “Rio 2016”
Shenjuesja Urata Rama është sportistja e parë që do të përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike “Rio 2016”. Rama do të garojë në ditën e parë të Lojërave Olimpike në kualifikimet në garën me pushkë prej dhjetë metrave distancë.
Gara në të cilën do të marrë pjesë Rama nis prej orës 13:30 të shtunën, sipas kohës sonë lokale. Pas saj do të garojë çiklisti Qëndrim Guri në finalen të garës së rrugës prej orës 14:30. Kosova në “Rio 2016” do të përfaqësohet nga tetë sportistë. Kosova në xhudo do të përfaqësohet nga Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova.
Musa Hajdari e Vijona Kryeziu do të garojnë në atletikë, Lum Zhavelli e Rita Zeqiri në not, Qëndrim Guri në çiklizëm e Urata Rama në shenjëtari.