Urdhër-arresti për kreun e Vetëvendosjes
Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar fletarrestim për liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri. Lajmin për KohaVisionin e ka konfirmuar gjyqtari i rastit të rrahjes së deputetëve të Vetëvendosjes dhe atyre të PDK-së.
“Urdhër arresti është lëshuar të enjten”, ka thënë Vesel Ismajli. Pos Visar Ymerit, i akuzuar në këtë rast është edhe Rexhep Selimi, Florin Krasniqi dhe Besart Bujupi.
Të gjithë akuzohen për rrahjen që kishte ndodhur më 2012-ën, ku të pandehurit akuzohen se i kanë shkaktuar lëndim të lehtë trupor deputetit Bekim Haxhiu.
Rrahja kishte ndodhur në hapësirat e Kuvendit të Kosovës dhe i përfshirë ishte edhe Latif Gashi, por ndaj tij nuk ka akuzë.
Seancat për këtë rast kanë dështuar të mbahen më shumë se 15 herë për shkak të mungesës së të akuzuarve.