Urime të dashur bashkëkombas të Kosovës!

Nga Agim Jazaj –

Ju zhvilluat zgjedhjet e parakohëshme edhe dje. Dhe kini zhvillur disa zgjedhje të parakohëshme! Megjihësë jeni edhe shteti më i ri në Europë, të dalë nga shtypja dhe barabria shekullore, fituat lirinë dhe na dhat modelin edhe me zgjedhjet e radhës dje, konkurimin e pastër, nxjeren e rezultatit për pak orë, pranimin e rezultatit dhe urimin e fituesit nga humbësit.
Ju të dashur bashkëatdhetar erdhët nga gjithë anët e botës dhe u sosët në Kosovën martire, votuat për qeverisjen, shtetin që ëndërroni dhe meritoni!
Ju të dashur, në gjithë zgjedhjet e shpeshta, të parakohëshme ndryshe nga këtu, shteti AM, kini numëruar e nuk kini ngatërruar votat, ju kini zhvilluar zgjedhje e jo vjedhje të votave, ju nuk kini bërë fushatë me blerje votash, me thesin e miellit, as me demagogjinë demode…
Ju të dashur bashkëkombas në tribunë, qeversjet tuaja, nuk kini zgjedhur e përzgjedhur prej liderëve tuaj; kandidat për deputet e kryebashkiak të inkriminuar, me rekorde kriminale, por kini zgjedhur bija e bija nënash; me gjak shqiptarie, që ju dhimbset Kosova, Kombi…
Qeveritë tuaja të dashur bashkëkombas, nuk u janë turrur Tempujve të Historisë, me matrapik, për t’i rrënuar, por i kini ruajtur si thesare të kujtësës dhe të historisë shqiptare.
Ju të dashur vëllezër e motra shqiptar, na kini frymëzuar edhe me zgjedhjet e djeshme!
Ju kemi pjesën tonë, por politikanët e shtetit am, “shtetarët”- të marrët, por dhe militantët e verbuar a mësuan ndo pak edhe dje, modelin, shëmbullin, a ndihen të përdhosur dhe kokëulur përballë modelit, emancipimit dhe qytetrimit, te dera e shqiptarisë, dhe përballë shëmtia e këtyre?!…
A e shohin veten në pasqyrë, dhe përballë kësaj pasqyre?!
Me krenari URIME për JU dhe kokëulur për Ne!

SHKARKO APP