Ushqimi për fëmijë bllokohet në Kosovë
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bllokuar një produkt ushqimor për fëmijë pas konstatimit të substancës Cereulide në formulën e tij. Lajmi ka ardhur pas njoftimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit të Shqipërisë, përmes Sistemit të Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë (RASFF), referencë 2025.9963.
Sipas AUV-së, subjekti “Rossmann & LALA SH.P.K.” në Shqipëri ka eksportuar 462 copë të këtij produkti në Kosovë për kompaninë “Rossmann Kosova”. Në bashkëpunim me kompaninë, produkti është bllokuar dhe së shpejti do të nisë procesi i asgjësimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Agjencia thekson se pavarësisht mungesës së inspektorëve, mbetet e përkushtuar në monitorimin e tregut dhe të zinxhirit ushqimor, për të garantuar që konsumatorët në Kosovë të kenë ushqim të sigurt dhe të shëndetshëm.
KOHA JONË SONDAZH

