Ushtria e Kosovës/ Si u tërbuan mediat serbe pas vendimit të Kuvendit
Mediat serbe kanë lajm të parë tani votimin në Kuvend për ngritjen e Ushtrisë së Kosovës duke e quajtur këtë çuditërisht një “pushtim” të Kosovës, raporton Albeu.
“Blic” shkruan se Kosova u pushtua me ngritjen e ushtrisë së saj me ndihmën e SHBA-ve duke dhënë detaje mbi votimin.
“Katër blinda kanë bllokuar rrugën për të shkuar në jug të Mitrovicës, ndërkohë që helikopterë të NATO-s fluturojnë pa pushim mbi Prishtinë”.
Ndërkohë, “Kurir” ka gjithashtu lajm të parë votimin e ushtrisë së Kosovës duke shkruajtur se në sallë gjenden edhe deputetë serb.
“Alo” është edhe më në ekstrem duke thënë se ushtria e Serbisë po pret urdhrin për të ndërhyrë në Kosovë.