Vajza e ish-kryeministrit Rexhepi mesazh të ndjerë: Të kam në zemër…

U nda nga jeta mëngjesin e sotëm ish-kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi. Menjëherë pas lajmit të hidhur, vajza e të ndjerit, Vanesa Rexhepi i kushtoi dy fjalë dashurie babait të saj.

“Të kam në zemër gjithmonë. Faleminderit për çdo sekond ma të bukurin në botë. Të dua vetëm ty”, shkruan Vanesa bashkangjitur një fotografie të babait të saj teksa pas lajmit të hidhur ka postuar një foto të zezë në “Facebook”.

Bajram Rexhepi humbi sot betejën me vdekjen pas disa muajsh qëndrimi në koma në një spital në Turqi.

SHKARKO APP