Vaksina jo me detyrim në Kosovë, qeveria miraton masat anti-covid
Nisur nga rritja e shifrave nga pandemia e Covid-10, këtë të mërkurë qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja anti-covid, të cilat do të hyjnë në fuqi nga dita e premte, më 20 gusht.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se masat nuk përcaktojnë në asnjë rast vaksinimin e detyrueshëm, por mjafton paraqitja e dëshmisë së statusit të vaksinimit, rezultatit i një testimi që arrin në përfundimin se personi nuk është i infektuar, apo që është i shëruar nga Covid-19 dhe ka antitrupa të mjaftueshëm për ta luftuar sëmundjen.
Po ashtu është vendosur që nga data 20 deri më 1 shtator restorantet të jenë të hapura deri në orën 23:00, duke përfshirë sallat e dasmave, hotelet, qendrat tregtare, etj.