Vaksina në Kosovë/Vuçiç: I lumtur që kam dërguar doza anti-covid dhe jo tanke
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar sërish për shpërndarjen e vaksinës anti-covid në një pjesë të Kosovës. Vuçiç ka thënë se është i lumtur që në Kosovë po sjellë vaksina e ilaçe dhe jo tanke. Ai ka përsëritur edhe një herë se derisa të jetë ai president i shtetit, nuk do ta njohë Kosovën.
”Jam i lumtur që kam dërguar në Kosovë vaksina dhe jo tanke. Sa të jem unë president i Serbisë nuk do të ketë njohje të pavarësisë së Kosovës. Nuk kam as çfarë të shtojë e as çfarë të marr nga kjo”, ka thënë Vuçiç.
Qeveria në Serbi ka ofruar vaksina anit-covid dhe për qytetarët e saj në Kosovë. Ky veprim ka ngjallur reagimin e qeverisë në Kosovë, të cilët e kanë quajtur një veprim jo të drejt dhe të pranueshëm. Po të hënën, Vuçiç tha se nëse është nevoja do të sjell vaksina edhe për shqiptarët në Kosovë.
KOHA JONË SONDAZH

