Vaksina ruse kundër COVID hyn në Kosovë, i pari që e provon është ish-ministri

Vaksina ruse kundër COVID 19 duket se ka hyrë në Kosovë.

Kjo të paktën kuptohet nga një postim i ish-ministrit të Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka i cili rrëfen se është vaksinuar bashkë me familjen.

“Unë dhe familja ime morëm vaksinën ruse për COVID19 dhe nëse keni frikë se nuk është testuar, e provova dhe jam i lumtur të raportoj se nuk ka asnjë efekt anësor”, shkruan ish-ministri.

Lajmi referuar presidentit Vladimir Putin se shkencëtarët rusë kanë zbuluar vaksinën e parë të sigurt dhe efektive në botë për koronavirusin ka shkaktuar mjaft debat në mbarë botën teksa Amerika nuk ka nguruar të shfaqë skepticizmin e saj.

Por pavarësisht të gjithave, vaksina duket se është shumë pranë edhe Shqipërisë, tani që po e testojnë edhe personazhe të rëndësishëm të jetës publike në Kosovë.

SHKARKO APP