Vaksinat e para anti-covid mbërrijnë në Kosovë, Kurti pret 100 mijë doza
100.800 doza të vaksinës “Astrazeneca” kanë mbërrritur mbrëmjen e sotme në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë. Sipas mediave vendase, vaksinat do të priten nga kryeministri Albin Kurti dhe përfaqësues të qeverisë së tij, të cilët do të mbajnë një fjalë të shkurtër para kamerave. Këto janë dozat e para të vaksinave që Kosova ka marrë që nga nisja e shpërndarjes së tyre, përveç bluzave të bardha që janë injektuar në Shqipëri me të njëjtën kompani.