“Vaksinimi i serbëve në Kosovë është shkelje sovraniteti”

Serbët e Kosovës, në radhë për të marrë vaksinat anti-COVID

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi ka reaguar pas nisjes së vaksinimit të serbëve në Kosovë.
“Vaksionimi i qytetarëve të Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë përmbrenda territorit të Kosovës përbën shkelje të sovranitetit dhe kërcënim për sigurinë e vendit”, shprehet ai në “Facebook”.

Një ditë pas nisjes së vaksinimin anti-Covid në Serbi, Beogradi nuk ka humbur kohë duke filluar sot vaksinimin me “Pfizer” edhe të serbëve në Veri të Kosovës. Interesi i qytetarëve ka qenë shumë i madh, sidomos në mesin e të moshuarve.

Nisjen e vaksinimit në Veri e ka konfirmuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Vaksinimi ka nisur në Leposaviq, ndërsa në Mitrovicën e Kosovës vjen sot. Vaksina është për të moshuarit mbi 75 vjeç, së pari t’i mbrojmë ata e më pas edhe gjithë të tjerët”, ka deklaruar Vuçiç.

SHKARKO APP